Rufki Suma

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, mori vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë Bektel-Enka

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë Bektel-Enka e cila po ndërton autostradën Prishtinë-Shkup. “Për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës nga ana e kompanisë Bechtel-Enka e cila po realizon projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit. Vendimi u mor pas disa paralajmërimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, thuhet mes tjerash në vendimin e kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …