Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi: Lista Serbe të shpallet e jashtligjshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se Lista Serbe me të gjitha veprimet e saj, që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtligjshme. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them”.

Lista Serbe të shpallet e jashtligjshme“Romaket e vjetër thonë: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Edhe për sa i takon Listës Serbe, me të gjitha veprimet e saja që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, krejt deri me sot, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtëligjshme. Veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them. Gjithashtu, si shkelës i Kushtetutës duhet të konsiderohet edhe kumbara i Listës Serbe, Kryetari i sotshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, Serbia moti kohë përpara e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i kanë normalizuar marrëdhëniet mes veti. Kështu se paku ka deklaruar ai disa herë në Kuvendin e Kosovës. Vërtetë që ka ardhur koha që edhe ushtarët e djeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qofshin edhe drejtuesit e saj, të mësohen se marrja e përgjegjësisë e ka edhe anën e kundërt të saj, dhënien e përgjegjësisë për veprimet apo mos veprimet e tyre. Dikush ka kontribuar dhe ka kontribuar shumë që sot e kemi Listën Serbe të Vuçiqit në Kuvend. Nuk behet kiameti nëse të padijshmit ua lëshojnë rrugën atyre që donë e dinë ta drejtojnë vendin” , ka shkruar Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …