Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune zv.Ministrin e Infrastrukturës Rexhep Kadriun

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Refki Suma dhe zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu biseduan mbi zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit, zhvillimet rreth punimeve në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit si dhe problemet aktuale në infrastrukturën rrugore në komunën e Hanit të Elezit. Dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të gjitha problemet të trajtohen në interes të përbashkët, duke potencuar që interesi i komunitetit i cili është cenuar gjatë implementimit në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit të respektohet maksimalisht. U trajtuan edhe disa probleme në rrugët e Komunës së Hanit të Elezit për të cilat zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu u zotua se do të merren me shumë konsiderim.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …