Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi ka biseduar me veprimtarin e luftëtarin e lirisë, dr. Nusret Pllana

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi ka biseduar me veprimtarin e luftëtarin e lirisë, dr. Nusret Pllana

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Presidencë ka biseduar me veprimtarin e luftëtarin e lirisë, anëtarin e stafit të Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës, profesor doktor, Nusret Pllana. Gajtë takimit, kryetari Thaçi dhe veprimtari i njohur, Nusret Pllana, kanë biseduar lidhur me  projektin për ngritjen e  Memorialit për 1432 fëmijë të vrarë shqiptarë  nga forcat policore serbe në vitet 1981-1999. Profesori, Nusret Pllana, më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi, në një postim të tij pas takimit me veprimtarin e profesorin, Nusret Pllana, autor i shumë monografive dhe publikimeve për krimet serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …