Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, dje ka vizituar Serbinë ku edhe është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq. Vuçiqi gjatë konferencës së përbashkët me Putini ka folur për dialogun me Kosovën ku edhe ka deklaruar se “pa Rusinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje me Kosovën”. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke komentuar këtë vizitë ka thënë se Rusia është afër njohjes së Kosovës. “Ne jemi me Amerikën, me perëndimorët. Fqinji jonë në pjesën veriore po pretendon të jetë mire me partnerët tanë por po i hap dyert Rusisë”. “Në vizitën e Vladimir Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë të njëjtat mesazhe që i janë thënë edhe presidentit tonë, të cilat janë thënë edhe në Serbi”. “Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …