Veseli: Kuvendi nuk do të ketë pushim pa u kryer agjenda me pikat që kanë të bëjmë me liberalizim të vizave

Kadri Veseli kërkon një fushatë të shkarkimeve në Qeveri për shkak të dëbimit të 6 “gylenistëve” për në Turqi

Kryekuvendari, Kadri Veseli, në një intervistë për Kosovapress ka marrë krahun e organizatës FETO dhe kërkon të vazhdojë fushata e shkarkimeve në Qeveri për shkak të arrestimi dhe dëbimit për në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të organizatës FETO, e cila dy vjet më parë kishte bërë përpjekje për grusht-shtet në Turqi.

“Nuk e kam ndier vetëm krenar (!), por e kam ndier edhe të turpëruar pse ka ndodhur ajo, edhe unë e pranoj, nuk e kam këtë sedër aq të rëndë për të mos e pranuar. Ka qenë gabimi edhe imi. Për atë arsye e kam nisur nga vetja. Si kam mundur unë, si bartës i përgjegjësisë në këtë koalicion, si kam mundur të vijë deri te kjo situatë e tillë e cila nuk do duhej t’i vinte popullit të Kosovës që ka vuajtur shumë. Ka qenë i pambrojtur, ka qenë nëpër dyer të huaja siç themi ne në gjuhën popullore. Por këto janë gabime që do të bartim konsekuenca të gjithë bashkërisht. Unë e kam pranuar pjesën e fajësisë në të cilën nuk është dashur të jem unë i painformuar. E pranoj si fakt dhe e barti këtë përgjegjësi. Veseli ka vlerësuar se nuk do të ndalen vetëm me shkarkimin e dy njerëzve, këtë rast ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e AKI-së, por edhe pse e pranon një pjesë të fajësisë nuk pranon që edhe vetë  të shkarkohet.

Veseli ka saktësuar po të ishte ministri i Brendshëm nga partia e tij, do ta shkarkonte për dy minuta. “Më vjen keq që nuk ka qenë zyrtar i partisë sime ministri përkatës, se e kisha shkarkuar brenda dy minutave në momentin që e kam marrë vesh, madje nuk do të guxonte të ndodhte fare ajo. Do të shkarkohet çdo kush që ka përgjegjësi, për arsye se ne nuk jemi këtu të përfaqësojmë partitë tonë politike, por jemi të përfaqësojmë vlerat e popullit tonë që janë vlera civilizuese perëndimore”, u shpreh Veseli.

Veseli në intervistën e tij ka sulmuar veçmas  Vetëvendosjen e cila sipas tij është duke i ndihmuar Serbisë përmes një qëndrimi që e dobëson sovranitetin e Kosovës dhe për veprime, të cilat po i ndihmojnë kauzës së Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës apo ndarjes së saj. “Nuk do të lejojmë veprime paralele, janë ëndrra ato që mendon dikush që do të ndërtoj një Asociacion dhe Kosovën do ta vejë në bosnjëzim. Kjo është ajo që dua të dërgoj mesazh. Ky është qëndrimi në të cilën dallon PDK me Vetëvendosjen. Ne mendojmë saktë se LVV është duke i ndihmuar Serbisë përmes një qëndrimi që e dobëson sovranitetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …