Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, kërkon përgjegjësi nga kryetari, Arben Taravari

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, njoftoi se do ta thërras të shtunën e ardhshme Kuvendin e partisë, sipas tij, pikë e rendit të ditës do të jetë, kërkimi i përgjegjësisë nga kryetari të ASh-së, Arben Taravari. Komunikimi i fundit i imi ka qenë dje me mesazhe, i kam thënë që të thirr mbledhje të kryesisë së partisë, që të marrim vendim që të shtunën të shkojmë në Kuvend të partisë. Sot një javë, të shtunën do të thirret, do e thërras publikisht Kuvendin e ASH-së dhe pika e rendit të ditës do të jetë përgjegjësia e kryetarit të partisë. ASH-ja ka qenë barriera kryesore për të ndal elementet fondamentale. E ky është momenti më kritik të cilin ASH-ja do ta parandaloj përsëri”, tha Sela. Sela akuzoi kreun aktual, Arben Taravari se në takimet e fundit me liderët e partive tjera politike, përfshi liderët e LEN-it, liderin e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së, pranë vetes nuk ka pas asnjë anëtarë tjetër të ASH-së, kjo sipas tij lë hapësirë për dyshime, tha Sela, duke përfunduar se ASH do të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …