Brickos

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryetarin Thaçi ka thënë se pajtohet për formimin e një qeverie të re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me kryetarin Thaçi ka thënë se pajtohet për formimin e një qeverie të re

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se janë për formimin e një qeverie të re. “Ne jemi për atë që të bëhet një qeveri e re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese dhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues në 2014. Kjo qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohet në luftën kundër virusit corona, i cili po zgjerohet edhe në vendin tonë sikurse në vendet tjera”, tha Mustafa. I pyetur se a është biseduar për emra në këtë takim, ai ka shtuar se nuk ka pasur bisedime për këtë gjë. “Sot nuk kemi biseduar për emra por vetëm për vullnetin politik, besoj që presidenti do t’i ndjekë të gjitha procedurat që i ka paraparë Kushtetuta sepse ne në asnjë rast si LDK nuk do të hyjmë në ndonjë proces për të cilin nuk dot kemi besim të plotë që është proces kushtetues”, tha Mustafa. Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila tha se vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes janë antikushtetuese, tha se Qeveria në detyrë duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve. “Të gjithë kemi bërë vërejtje se një vendim të tillë nuk duhet ta sjellë Qeveria por deputetët e Kuvendit. Qeveria duhet ti kërkojë falje qytetarëve që u ka sjellë atyre kufizime jokushtetuese”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …