Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzon qeverinë e Kosovës për ndërhyrje aktive në procesin zgjedhor, në Maqedoni

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzon qeverinë e Kosovës për ndërhyrje aktive në procesin zgjedhor, në Maqedoni. Shqiptarët humbën një shans të artë për të arritur një rezultat historik, pasi nuk u bashkuan pas një kandidati të përbashkët. Ai shpreh shqetësimin për ndikimin e qeverisë së Kosovës në procesin zgjedhor, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe aparatit qeveritar për ndërhyrje aktive dhe për një qasje populiste, duke i  përçarë votuesit shqiptarë. Abdixhiku bën thirrje për një politikë më unifikuese dhe bashkëpunuese nga Kosova ndaj shqiptarëve në rajon. Ai uron fituesit e zgjedhjeve për ruajtjen e maturisë përballë presioneve nga Kosova, ndërsa bën thirrje për reflektim ndaj humbësve për rolin e tyre në procesin zgjedhor. Ai tha se LDK do të angazhohet për të rikthyer bashkëpunimin me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovën Lindore me përgjegjësi dhe dedikim, në frymën e bashkëpunimit dhe përfaqësimit të përbashkët shqiptar në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …