Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili dje kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma. Ai ka thënë se Enver Hoxhaj është mësuar të marrë gjëra të gatshme. Edhe partinë e ka marrë të gatshme. Keni për ta parë ku ka për ta çuar, sepse ai kudo ku ka shkuar i ka zvogëluar. Unë gjithmonë e kam nisë dhe e kam kryer. Dallim tjetër është se ai kurrë një beteje s’ka zhvilluar, pra as politike e për beteja tjera nuk po flas, sepse ju e dini më mirë”, ka thënë Limaj në një takim me të rinjtë e Malishevës.  Edhe unë kam një apel për të gjitha familjet dhe çdo bashkëluftëtar mos e votoni Enver Hoxhajn, edhe po tregoj pse në kohën kur unë se bashku më bashkëluftëtarë të mi kur luftonim për lirinë e Kosovës, Enver Hoxhaj nga Vjena thoshte se do të kërkoj azil në Beograd, nëse UÇK-ja e fiton luftën. Prandaj i ftoj të gjithë bashkëluftëtarët e mi që të mos e votojnë dikë i cili më dëshirë do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitoren e UÇK-së”, ka shtuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …