KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Speciale për mos lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin për medie, këshilli ka kundërshtuar vendimin gjykatësit,  Nikolas Gyju për vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veseli dhe Salih Mustafën. Gjykatësi i procedurës paraprake, po e rrezikon jetën e dëshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtur. “KMDLNj e konsideron si paragjykim të tmerrshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, është fakti se, edhe prokurori Xhek Smith, në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit sikur edhe gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina në arsyetimin për refuzimin e  lirimit, deri në gjykim, deklarojnë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm, ndonëse gjykimi as që ka filluar. Nëse prokurori edhe mund të kërkojë këtë dënim, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund t’i nënshtrohet paragjykimit, pa përfunduar ende gjykimi. Se siç po shkojnë punët kur e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale  dhe një Institucion, për fat të keq i quajtur Ombudsperson, nuk po reagojnë fare dhe nuk po bëjnë asnjë veprim për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, qoftë ato të personave të privuar nga liria. Kkërcënimet e kryeprokurorit Xhek Smit dhe gjykatësit të procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund edhe të merren si paragjykime por seriozisht duhet të konsiderohen si qëllim i tyre, pavarësisht mjeteve për realizim të atyre dhe që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, është thënë mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …