Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj merr mbështetje për mbrojtjen e projektit për vlerat kombëtare nga shtëpia e Jakup Krasniqit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj merr mbështetje për mbrojtjen e projektit për vlerat kombëtare nga shtëpia e Jakup Krasniqit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti dhe kandidatët për deputetë, Mehdi Thaçi dhe Avdyl Krasniqi, kanë qëndruar në shtëpinë e mikut të tij, njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit, për të biseduar me bashkëluftëtarë të Negrocit dhe struktura të Nismës në këtë fshat. “Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka shkruar Limaj. Ai gjithashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur, ka kërkuar mobilizim për të mbështetur vizionin dhe projektin e tij në mbrojtje të vlerave kombëtare në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …