Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se papunësia e madhe është përgjegjësi e politikanëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se papunësia e madhe është përgjegjësi e politikanëve

Përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të ndërmarrjeve të ndryshme ishin mbledhur të martën në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në të cilën do të bëhet shpërndarja e shpërblimeve për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019. I pari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, duke theksuar se në këtë vit ka dy fish më shumë pjesëmarrës në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi sektori privat është zemra e ekonomisë së Kosovës. “Jam jashtëzakonisht i lumtur për arsye që familja jonë po rritet. Po shoh dyfish më shumë pjesëmarrës në krahasimi me vitin e kaluar. Ne besojmë në biznes, ndërmarrësi që i japin punë mijëra të rinjve të shkëlqyeshëm. Sot kemi njerëz pa vende pune jo që nuk kanë kapacitete, dhe ka vende pune që nuk kanë punëtorë të kualifikuar e kjo është përgjegjësi e politikanëve që i kemi zgjedhur “, u shpreh Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …