Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish shefit të PD-së, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish shefit të PD-së, Sali Berisha. Duke iu referuar ngjarje të sotme të zhvilluara në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi se ngjarjet e sotme na kujtojnë vitin famëkeq të vitit 1997 dhe shtoi se Sali Berisha i përket së shkuarës, që tashmë është bërë barrë dhe pengesë për demokratët në objektivin e tyre për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. “Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës, i asaj të kaluarës që PD ka vendosur ta lërë pas. Shkaku i kësaj sjellje që të kujton të kaluarën është vendimi i djeshëm i këshillit kombëtar. Koha kur sallat e këshillave kombëtar ishin arenë rrahjesh ka marrë fund. Është një shenjë e ndarjes së pakthyeshme me anën e errët të Sali Berishës. Në përpjekje për karshillëk ndaj SHBA marrëzia e Sali Berishës nuk ka fund. Do të ecim përpara pa u ndaluar nga ish-komunistët…Sali Berisha e nisi si njëri me dy tesera partie në xhep dhe po e mbyll si një non grata. Kemi shkelur mbi standardet tona për t’i ruajtur fytyrën. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij” theksoi mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …