leoni

Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Dihet se liderë të ndryshëm politik kur bëhen pjesë e pushtetit, i shkelin parimet e tyre. Por Albin Kurti, ende pa e prekur pushtetin i ka shkelur ato. Protestat e tij të dhunshme dhe me viktima kanë qenë ndër manipulimet dhe mashtrimet e para të Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin. Në ato protesta është kundërshtuar “Pakoja e Ahtisarit”, por sot Albin Kurti me shokë përmes “Pakos së Ahtisarit” janë deputetë dhe marrin paga dhe mëditje të majme. Manipulimi dhe mashtrimi i radhës së Albin Kurtit ka qenë motoja e tij për “Bashkim Kombëtar”. Pastaj motoja “Jo negociata me Serbinë” ishte mashtrim, sepse tani  me krenari tregon se si do t’i udhëheq negociatat me Serbinë dhe premton heqjen e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Kryeministri në ardhje Albin Kurti nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë për LDK-në dhe kryetarin e saj Isa Mustafën. Fillimisht e “kërcënoi” me 50 aktakuza në prokurori.

Pastaj e quajti vazal të Thaçit.

Pastaj e quajti argat të Serbisë.

Pastaj e akuzoj për vrasjen e Astrit Deharit.

Nga sulmet me fjalë kaloi në vepër, e sulmoi në parlament, pastaj në shtëpinë e tij, ministrat zv.ministrat e LDK-së ishin gjithashtu cak i sulmeve.

Albin Kurti deri më tani nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, simbolet shtetërore dhe himnin e Kosovës. Tani thotë se do të gjitha i respektoj!

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …