Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së në selinë blu, e cila zgjati për rreth 6 orë dhe u shoqërua me debate të forta,  ka deklaruar se ka vetëm një pari dhe një Kuvend të saj. Në fund të mbledhjes u miratua propozimi i liderit demokrat që Kuvendi i partisë të mblidhet në datë 18 dhjetor duke injoruar dhe duke mos  e marrë në konsideratë lëvizjen e Sali Berishës për ta mbledhur këtë forum në 11 dhjetor. Basha tha se nuk do të lejojë që PD-në ta marrë peng, askush. “Pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht mendimit apo votës së tyre për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një Kuvend në 18 Dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që ta mbajë PD peng” tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …