Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është takuar me kryetaren Jahjaga dhe kryekuvendarin Veseli

Zëvendës- kryeministri Hashim Thaçi sot është takuar me kryetaren e Shtetit, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.  Burime të medieve brenda Kuvendit të Kosovës kanë parë Thaçin duke hyrë në zyrën e Jahjagës dhe Veselit, derisa nuk dihet nëse takimet kishin karakter organizativ për seancën e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës apo ato ishin realizuar për ndonjë arsye tjetër.  Jo zyrtarisht bëhet e ditur se seanca në Kuvend  për zgjedhjen e kryetarit  të Kosovës pritet të caktohet mes datave 25 dhe 29 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …