Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë nderuar të rënët në Reçak të Shtimes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, sot kanë nderuar dëshmorët e martirët e  rënë në Reçak të Shtimes. “Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë Memorialin e Gjenocidit në Kosovë”. “E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar kandidati për kryeministër Bedri Hamza në një postim të tij, me rastin e vizitës në Memorialin e Masakrës së Reçakut.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …