Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se rikthimi i pandemisë mund të marrë shumë jetë njerëzish

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se rikthimi i pandemisë mund të marrë shumë jetë njerëzish

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një takimi me këshilltarët komunalë deklaroi  se rreziku kryesor për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin korona vjen nga gastronomia, pasi bizneset e këtij sektori nuk po e respektojnë distancën. Ahmeti ka shtuar se gjatë diskutimeve lidhur me pandeminë  është tërhequr vërejtja se në rast të një shpërthimi tjetër, viktimat mund të jenë më shumë se 1.000. Kemi pasur dje një takim me Naser Ramadanin dhe Armend Zemajn dhe duhet të mendojmë se a do ta kemi në kontroll situatën. Edhe në Maqedoni edhe në Kosovë po i shohim pasojat e festës së Bajramit. I kemi 38 raste aktive sot në komunë, shumica asimptomatikë. Ka raste që 33 ditë janë me virus, sipas IKSHPK-së, virusi zgjatë prej 3 deri në 38 ditë”, tha Ahmeti. Mendimi është që nuk bën të kthehemi në masat që i kemi pasur sepse është e vështirë qe t’i kthehemi kufizimit të lëvizjes. Profesor Ramadani thotë që situata aktualisht është e menaxhueshme por na ka tërhequr vërejtjet se nëse do të ketë shpërthim të rasteve do të kemi prej 800 deri 1600 fatalitete, tha kryetari Ahmeti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burg për krime kundër shqiptarëve, në fshatrat e Pejës

Eprori i ish-Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, nga një gjykatë në Serbi u dënua me 20 …