Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se kush e sulmon Serbinë, ka sulmuar edhe Rusinë

Kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin lidhur me situtën e krijuar në veriun e Kosovës. Putin është kryetari i parë i një vendi me të cilin Vuçiqi ka folur pas arrestimit dhe lirimit të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Po kështu kryetarët e komunve serbe me aprovimin e Vuçiqit kanë marrë vendim për themelimin e Asociacionit.  Rusia zyrtarisht kishte reguar edhe ditë më parë lidhur me zhvillimet në veri.  Gjatë bisedës telefonike me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari rus Putin ka thënë se Rusia me vëmendje po përcjell çfarë po ndodh në Serbi dhe në Kosovë. Ai ka shtuar, se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e çdo ndihme ruse dhe të çdo forme të saj. Po kështu Putin ka konfirmuar  se për Moskën, kur bëhet fjalë për Kosovën, vlen vetëm Rezoluta 1244. Kryetari rus gjatë bisdimeve një orë me kryetarin e Serbisë Vuçi ka ka theksuar se “kush e sulmon Serbinë, sulmon edhe Rusinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …