leoni

Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar forcat ruse dhe ato aleate për fitoren, në Luftën e Dytë Botërore 77 vjet më parë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar forcat ruse dhe ato aleate për fitoren 77 vjet më parë në  Luftën  e  Dytë Botërore. Në fjalimin e tij me rastin e 1 majit ditës së fitores kundër fashizmit, Putin ka deklaruar se tani po na lajmërohet e njëjta gjë. Ushtria ruse po lufton  për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vuajtur nga lufta e madhe patriotike.   Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve. Putin saktësoi  se në fund të vitit të kaluar Perëndimi po përgatiste hapur një sulm ndaj Donbasit dhe Krimesë. Ai madje akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me përshkallëzimin e rrezikut. Askush nuk do t’i harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore që të mos ketë asnjë vend në botë për nazistët”. Kryetari rus Putin  u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …