Vuçiq

Kryetari i Serbisë, A. Vuçiq kërcënon se nuk do të lejojë as edhe një rrugë në pronat e Manastirit të Deçanit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se hyrja në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit dhe punimet në rrugë të cilat ai i quajti ilegale, “rrezikojnë njërën nga shenjtoret më të mëdha serbe dhe se ky akt është në kundërshtim me themelet evropiane të civilizimit dhe shkelë rregullat të cilat i ka nënshkruar vetë Prishtina”. Ai ka shtuar se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të kërkojë nga përfaqësuesit Prishtinës dhe ndërmjetësuesve evropianë që të ndalen menjëherë punët ndërtuese në këtë zonë të mbrojtur, në një deklaratë të lëshuar nga presidenca.  Serbia i sheh këto punime si, “presion ndaj Serbisë dhe si porosi që trashëgimia kulturore dhe fetare serbe është peng i dëshirave të shqiptarëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …