Brickos

Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh se po merr lajme të këqija shtesë nga Kosova

Kryetari i Serbisë  Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se po merr lajme të këqija shtesë nga Kosova, pasi sipas tij, shqiptarët kanë plan për të pushtuar në heshtje veriun.  Këto komente Vuçiqi i bëri kur komentoi patrullimin e Policisë në Ujman, për të cilin foli  ministri, Xhelal Sveçla. “Shqiptarët po tentojnë të marrin dhe pushtojnë në heshtje veriun e Kosovës dhe Metohisë, i ashtuquajturi ministër i tyre i Brendshëm njoftoi sot për kontrolle në liqenin e Ujmanit, që do të nënkuptonte shkelje të re të Marrëveshjes së Brukselit. Nëse pyetni njerëzit në Bruksel, ata ju thonë ‘po, gjithçka është në rregull’ dhe pastaj përkeqësohet. Unë i paralajmëroj që të dy palët të mos e bëjnë më këtë. Populli serb nuk do të tolerojë dhunën apo shkeljen e ligjit ndërkombëtar” tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …