Aleksandar Vucic

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, zotohet se do të vazhdojë të angazhohet drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të vazhdojë të angazhohet drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës, pasi ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian mbi përparimin e Serbisë drejt pranimit në BE, të miratuar një ditë më parë. Ai e ka konsideruar raportin si gënjeshtër të zhveshur, duke shtuar se deputetët e bllokut evropian kanë humbur në kohë dhe hapësirë. Në këtë raport, anëtarët e Parlamentit Evropian kanë paralajmëruar se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, dhe respektimi i vërtetë i të drejtave themelore në këtë vend, është element thelbësor për përcaktimin e ritmit të negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. Lidhur me pjesën e raportit në të cilën PE ka shprehur shqetësim për “fushatën për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq tha se ai është krenar për këtë dhe se do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës për dhunë  të Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Gjatë qëndrimit në Greqi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet me mijëra bashkëkombas shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po realizon një vizitë në Greqi ku është paraparë ta …