Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën përmendi Kosovën dhe aspiratën e ligjshme për bashkimin kombëtar

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charlesi i Tretë i Anglisë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, më 6 maj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charlesi i Tretë. Ftesa u zyrtarizua pas takimit që Begaj ka pasur me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith. Me anë të një postimi, ambasadori britanik ka thënë se pjesëmarrja e Begajt  në kurorëzimin e Mbretit është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. “Takova presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles  dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike, ka shkruar ambasadori britanik. Në këtë ceremoni priten të jenë rreth 2 mijë të ftuar nga e gjithë bota.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …