Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve: Afrim Gashi, Daut Dervishi dhe Besim Feka

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve: Afrim Gashi, Daut Dervishi dhe Besim Feka

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22-vjetorin e rënies, ka bërë homazhe te varri i dëshmorit Afrim Gashi në Kryshec, Daut Dervishi në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë si dhe të Hajdin e Besim Feka në Likoc. Me këtë rast para të pranishmëve, duke lartësuar veprën heroike të Afrimit, Dautit, Hajdinit, Besimit dhe dëshmorëve tjerë të rënë për liri, kryetari Jashari ka theksuar se e kanë për obligim që të bëhen bashkë për të jetësuar amanetin e dëshmorëve duke zhvilluar shtetin tonë. “Në Likoc, vizitova edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendin e trimërisë e luftës për çlirim. Dëshmorët dhe martirët e lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i yni moral e institucional”, ka thënë kryetari  i Skënderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …