Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, përuroi Poligonin sportiv, në fshatin Qirez

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, përuroi Poligonin sportiv, në fshatin Qirez

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin e poligonit sportiv në oborrin e shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, në fshatin Qirez. Me rastin e përurimit të këtij poligoni, Kryetari Jashari uroi nxënësit për përfundimin e këtij projekti, i cili do shërbejë për gjithë të rinjtë e kësaj bashkësie lokale. “Ky poligon përveç nxënësve do të jetë në shërbim edhe të të rinjve të kësaj bashkësie lokale. Në Qirez, krahas poligonit sportiv, kemi ndërtuar edhe shkollën moderne, shumë rrugë që kishin mbetur me vite të tëra pa u trajtuar, kanalizim, trotuar e ndriçim publik, përkrahje me shpërblime  për fermerët e projekte tjera. Vitin që vjen, ashtu siç kam deklaruar me parë, do të fillojmë me realizimin e radhës të kësaj bashkësie lokale, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do të përfundojë brenda një viti”. Bekim Jashari po ashtu porositi të gjithë nxënësit që në këtë kohë pandemie të respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve përkatëse, duke mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën, në mënyrë që të ruajnë shëndetit e tyre qytetarë. “Kërkoj një kujdes të veçantë nga ju nxënës të dashur, t’i respektoni masat për shkak të virusit Covid-19, sepse shëndeti juaj është mbi të gjitha”, tha Jashari. Kurse drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavices”, Avdi Jakupi u shpreh mirënjohës ndaj komunës dhe Kryetarit Jashari për përfundimin e  këtij projekti të domosdoshëm për të rinjtë e këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …