Fillimi / Lajmet / Esat Raci shpalos programin për Klinën: Do të udhëheq bashkë me të gjithë qytetarët, pa dallim (VIDEO)
Esat Raci shpalos programin për Klinën: Do të udhëheq bashkë me të gjithë qytetarët, pa dallim (VIDEO)

Esat Raci shpalos programin për Klinën: Do të udhëheq bashkë me të gjithë qytetarët, pa dallim (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Klinës, Esat Raci përmes një video-adresimi ka shpalosur programin e tij për qeverisjen e Klinës për katër vitet e ardhshme.

Raci në paraqitjen virtuale përballë qytetarëve duke u zotuar për qeverisje të mirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim tha se duke vota për PDK-në dhe numrin 177 është votë për mirëqenie, zhvillim, jetë më të mirë në Klinë.

“Ne kemi projekte konkrete për zhvillimin ekonomik duke u ofruar përkrahje bizneseve, prodhuesve dhe bujqve lokal. Prioriteti ynë është ngritja e cilësisë në arsim. Me ne në krye të komunës, çdo klasë do të ketë videoprojektor dhe çdo mësimdhënës llaptop. Ne synojmë ta përmirësojmë sistemin shëndetësor me digjitalizimin e shërbimeve mjekësore. Do të ofrojmë barna esenciale falas për të gjithë pacientët dhe shërbime më të mira për secilin qytetar.”, tha Raci.

Ai tha se me rikthimin e PDK-së në Klinë, do të ketë më shumë mundësi punësimi për secilin qytetar, do të investohet në infrastrukturë dhe ndriçim, do të rregullohen shtretërit e lumenjve “Klina” dhe “Drini i Bardhë”, do të ketë përkrahje financiare për bujqësinë dhe agro turizmin, do të financohen projekte për të rinjtë.

“Partnerë e bashkëpunëtorë në qeverisje do t’i kem të gjitha shtresat e qytetarëve. Partnerë për zhvillimin ekonomik do t’i kem bizneset, prodhuesit dhe bujqit. Për arsimin, profesionistët e arsimit, prindërit dhe nxënësit. Për shëndetësinë,  profesionistët shëndetësorë. Bashkë më të rinjtë do ta projektojmë të ardhmen e komunës tonë. Programi im garanton një model të ri të qeverisjes bashkë me qytetarët, sepse unë nuk di as nuk mund të qeveris ndryshe.”, u zotua Raci.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me 17 tetor për t’ia dhënë Klinës qeverisjen e merituar.

“Programi im garanton një model të ri të qeverisjes bashkë me qytetarët, sepse unë nuk di as nuk mund të qeveris ndryshe. Unë nuk jam burokrat. Dera ime do të jetë e hapur për secilin qytetar. Do të veproj e marr vendime duke u bazuar në kërkesat dhe vullnetin e qytetarëve. Me besimin tuaj. Me votën tuaj. Jam i bindur, e i vendosur në këtë synim. Qytetarë të Klinës, Klina na bashkon të gjithëve. Numri 177, na shkëputë nga degradimi i mëtejmë. Numri 177 është numri i ndryshimit. Sepse Klina meriton më shumë dhe më mirë. Sepse kemi një vizion të përbashkët për Klinën e zhvilluar, të gjelbër, digjitale dhe të organizuar.”, përfundoi Raci.

Kontrolloni gjithashtu

Krasniqi: 28 Nëntori është festë shumëdimensionale për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar godinën e Lidhjes Shqiptare të ...