Brickos

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdoğan, i ka bërë thirrje Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të flasë kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës

Kryetari i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdoğan, i ka bërë thirrje Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të flasë kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës, transmeton Anadolu. “Nëse ne, si Organizatë e Bashkëpunimit Ekonomik, nuk e ngremë zërin tonë së bashku si myslimanë sot, kur do ta ngremë”, tha Erdoğan në samitin e 16-të të grupit ekonomik në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit. Izraeli vazhdon të bombardojë shkollat, xhamitë, kishat, spitalet dhe të shtypë të gjitha vlerat humanitare. Rreth 73 për qind e afër 11 mijë njerëzve të vrarë brutalisht nga Izraeli në Gaza janë gra dhe fëmijë. Erdogan kritikoi Amerikën  dhe Perëndimin për heshtje ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza. Lidhur me ndihmën humanitare për enklavën e rrethuar të Gazës, Erdoğan njoftoi se Turqia  deri më tani ka dërguar 10 avionë me 230 tonë ndihma humanitare në aeroportin El Arish të Egjiptit, me ndihmën e Kajros. Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas ofensivës ndërkufitare të grupit palestinez Hamas më 7 tetor. Deri tani Izraeli  ka vrarë 10 mijë 600  palestinezë, përfshirë 4 mijë 324 fëmijë dhe 2 mijë e 823 gra. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri të vdekurve izraelitë është gati 1.600.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …