Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës

Kryetari Thaçi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela. Ai e ka falënderuar kryediplomatin e Maltës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. “Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh Thaçi. Edhe Ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se Malta do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e integrimit evropian. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …