Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdon të insistojë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti në Tel Aviv kërkon nga Izraeli dhe Palestina që ta njohin Kosovën e pavarur

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në Internacionalen Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv, ku ka mbajtur një fjalim. Në fjalimin e tij, ai ka kërkuar nga Izraeli dhe Palestina që ta njohin Kosovën. “Vijë nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur, ka thënë Kurti ndër të tjera Kurti në fjalimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …