Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti kërkon që edhe kjo komunë të këtë kyçje në autostradën "Arbën Xhaferi"

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, kërkon që edhe kjo komunë të këtë kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”

Në një intervistë për Radion-Kosova e Lirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar që edhe kjo komunë të ketë kyçje në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Ai kërkon që Vitia të këtë kyçje në Gërlicë, sepse kjo komunë por edhe Kosova Lindore do të kishte përparësitë e veta. Konsiderojmë se kemi të drejtë për këtë kyçje  dhe nuk do të lëshojmë pe. Takime kemi pasur shumë por në realitet nuk ndodhi ajo që kemi pritur. Shpresoj që këtë vit do të fillojë implementimi i këtij vendimi shumë të rëndësishëm. Ne me MKRS-në kemi një memorandum mirëkuptimi për rivitalizimin e stadiumit në Pozhoran, për të cilin ende presim nënshkrimin e ministrit,  Gashi dhe kjo nuk po ndodh përkundër të gjitha procedurave të rregulluara ligjore. Edhe projekti Montesori  që është i pranishëm në 140 vende të botës e para do të jetë komuna e Vitisë për implementin e këtij projekti arsimor për t’u shtrirë mandej në komuna ndryshme, ka thënë ndër të tjera kryetari Haliti, në intervistën dhënë Radios-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …