Kryetari Ilazi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, vizitoi Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik si dhe Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Dushkajë. Kryetari Ilazi uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar suksese. Kryetari porositi nxënësit se e ardhmja e tyre është pikërisht duke e ndjekur rrugën e dijes. Kryetari më tutje shtoi se Komuna e Kaçanikut është duke punuar në vazhdimësi në kompletimin e infrastrukturës shkollore, duke krijuar kushtet sa më të mira për të gjithë nxënësit në Komunën e Kaçanikut. Nxënësit i uroi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, ndërsa shtoi se drejtoria ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të procesit mësimor në Komunën e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …