Kryetari Ilazi i uron qytetarëve Muajin e Ramazanit

Me rastin e muajit të shenjt të ramazanit kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i uron qytetarët dhe ndër të tjera thotë:   Qytetarë të nderuar, kam kënaqësinë time që të gjithë qytetarëve të ua uroj fillimin e muajit të shenjt të Ramazanit, një muaj të shënuar ku manifestohet sakrifica dhe devotshmëria ndaj Zotit.

Ky muaj ngjallë midis njerëzve ndjenjën fisnike, të mbështetjes dhe solidaritetit vëllazëror dhe na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme.

Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis jush.

Me respekt,

Kryetari i Komunës

Besim Ilazi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …