Kryetari Jashari inspektoi punimet në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe Drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, për t’i parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve në trasimin dhe asfaltimin e rrugëve, ka inspektuar punimet në fshatin Burojë dhe Klinë e Poshtme ku janë duke ndodhur këto punime. Kryetari Jashari theksoi se po punohet intensivisht që të arrihet afati kohorë për asfaltimin e këtyre rrugëve, si dhe të gjitha këto projekte që janë duke u realizuar në Komunën e Skenderajt do të realizohen me cilësi dhe kualitet të lartë, ashtu sipas standardeve të parapara në planet implementuese. Komuna e Skenderajt po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj tashmë kanë nisur punimet në ndërtimin e disa rrugëve në disa lagje të qytetit dhe të fshatrave të komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …