Kryetari Jashari ka vazhduar vizitat tek familjet e dëshmorëve me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të komunës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku si dhe drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, kanë vazhduar vizitat tek familjet e dëshmorëve me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të komunës, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme.  “Ashtu siç edhe e kemi planifikuar që të shënojmë 18 qershorin, gjatë vizitës tek këto familje dhuruam mirënjohje për dëshmorët: Sokol F Rama, Kajtaz M Muharremi, Muhamet Sh Fazliu, Musa A Rexha, Remzi B Maksuti, Xhemshir A Islami, Nebih Meha, Tahir Meha, Beqir Meha, Naser A Kodra, Avdullah K Kodra dhe Adem Lushtaku, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës”, tha Kryetari Jashari. Kryetari tutje tha se familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë e lavdishme, janë simbol i vlerave tona kombëtare e historike. “Ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre në jetësimin e idealeve tona shekullore. Vizitat tek familjet e dëshmorëve vazhdojnë ditëve në vijim”, bëri të ditur Jashari.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …