Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehun

Në kuadër të aktiviteteve të përkujtimit të “Eksod ’99”, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, së bashku me Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku bënë homazhe dhe vendosën kurora lule pranë varrezave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kryetari Jashari, shprehu respekt dhe falënderoi Bashkinë e Kukësit, por edhe gjithë Shqipërinë amë, për mbështetjen dhe përkrahjen edhe në ditët më të vështira para 19 -viteve kur Kosova ishte në Luftë. Ndër të tjera, Jashari theksoi se është ndjenjë e veçantë kur i shohim shqiptarët të bashkuar duke e dashur njëri-tjetrin dhe shpresoj të bashkuar të vazhdojmë gjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …