Brickos

Kryetari Jashari takon sindikalistët e arsimit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në Skenderaj, me të cilët kanë diskutuar rreth situatës aktuale, në këtë kohë kur greva e mësimdhënësve po vazhdon. Kryetari Jashari është shprehur se i ka të qarta shqetësimet e mësimdhënësve, dhe ka theksuar nevojën për vazhdim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të arritur deri te një zgjidhje e cila do të shënonte fundin e grevës dhe rifillimin e mësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …