Kryetari Jashari vlerëson aksionin e të rinjve për pastrim të ambientit

Një grup i të rinjve nga Rezalla e Re e komunës së Skenderajt, kanë ndërmarrë këto ditë një aksion të pastrimit të hapësirave të vendbanimit të tyre. Ndërkaq kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka vlerësuar këtë aksion, duke e quajtur shembull i kujdesit dhe qytetarisë aktive për natyrën e pastër. Shembulli më kuptimplotë i kujdesit dhe qytetarisë aktive për natyrën e pastër, janë këta të rinj të Rezallës së Re, të cilët, duke na dhënë mësim të mirë nëpërmjet këtij aksioni të pastrimit, na kujtojnë gjithashtu përgjegjësitë që kemi ndaj ambientit. Në këtë muaj kur do të shënojmë Ditën e Tokës, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aksionin e pastrimit, në gjithë territorin e komunës sonë. Dhe deri të vije ajo ditë, të marrim shembullin e të rinjve të Rezallës së Re.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …