Kryetari Kastrati priti kampionët dhe nënkampionët regjional në futsall

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritë katër ekipet e shkollave të Malishevës, që morën pjesë në garat regjionale në futsall në  Gjakovë. Kryetari Kastrati, uroi secilën shkollë për rezultatet e arritura në garat regjionale të futsallit si dhe vlerësoi punën profesionale të mësimdhënësve dhe vazhdoi, ”këto suksese të nxënësve tanë janë realiteti më i mirë për punën që po bëni, prandaj ju do ta keni mbështetjen time dhe të qeverisë komunale në çdo punë dhe sukses që arrini”, përfundoi Kastrati. Në garat regjionale, shkollat e Malishevës, janë përfaqësuar me katër ekipe. Në nivelin e shkollave të mesme të larta, ekipi i femrave të gjimnazit ”Hamdi Berisha”, e ka zënë vendin e parë, ndërsa ekipi i meshkujve, e ka zënë vendin e dytë. Ndërsa në nivelin e shkollave të mesme të ulëta, ekipi i femrave  i SHFMU ”Visar Krasniqi” nga Drenoci, e ka zënë vendin e parë, kurse ekipi i meshkujve i SHFMU ”Labinot Krasniqi” nga Mirusha, e ka zënë vendin e dytë në nivel të regjionit.

May be an image of 17 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …