Kryetari Kastrati priti në takim Drejtorin dhe nxënësit e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti”

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët (SHFMU) “Gjergj Kastrioti” nga fshati Llazicë, përkatësisht niveli i klasave të pesta, me qëllimin e realizimit të mësimit praktik të një ore mësimore se si funksionojnë institucionet komunale,  dhe cilat shërbime e detyra të punës i kryejnë. Vizitën e nisen, të Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai bashkëbisedojë me nxënësit dhe u tregoi  për rolin e  detyrat  që kryejnë kryetari i  komunës, drejtoritë dhe sektorët  komunal. Nxënësit i drejtuan disa pyetje kryetarit në lidhje me projektet që komuna ka për shkollat e Malishevës. Kryetari Kastrati iu përgjigj nxënësve, se do të jetë në dispozicion për çdo kërkesë që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve në të gjitha shkollat e komunës. Ai i falënderoi nxënësit, drejtorin e shkollës Nazmi Foniqin, mësuesen dhe shprehu mirënjohje për  punën e mirë që po bëjnë në edukimin e arsimimin e nxënësve.

Drejtori i shkollës, Nazmi Foniqi u shpreh pozitivisht për Kryetarin e Komunës, Ekrem Kastratin, ekzekutivin komunal për investimet në shkollën që drejton, kushtet që ka shkolla brenda e që plotëson për mësimdhënie cilësore, por edhe ato të ambientit të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …