Kryetari Kastrati priti në takim kampionin botëror në Muay Thai, Luan Rudaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, kanë pritur kampionin botëror në “Muay Thai”, Luan Rudaj, nga fshati Rud i Komunës së Malishevës. Me këtë rast kryetari Kastrati, ka ndarë mirënjohje për kampion Rudaj, për suksesin e treguar në këtë sport. “Me shumë kënaqësi prita sot në takim bashkëvendësin tonë Luan Rudaj, sportistin e përmasave ndërkombëtare, kampionin e botës në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Luanit tonë nga fshati Rud, i lindur në Zvicër, pata kënaqësinë t’i ndaj një mirënjohje për suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur deri më tani, si dhe i shpreha dëshirën e madhe që ai sa më parë të përfaqësoj shtetin tonë në këtë sport”, ka thënë kryetari Kastrati. Ndërsa kampioni i botës në Muay Thai, Luan Rudaj, pasi e ka falënderuar kryetarin Kastrati, për pritjen dhe mirënjohjen, ka shprehur dëshirën e tij, që një nga meçet ta zhvilloj në palestrën e sportit “Habib Zogaj” në Malishevë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …