Kryetari Kastrati takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, takuan sot drejtorët  e institucioneve edukativo- arsimore të komunës së Malishevës, pikërisht në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2022/2023. Në një fjalë rasti, kryetari Kastrati, drejtorëve të shkollave mes tjerash u tha se, jemi në prag të fillim vitit të ri shkollor 2022/2023, dhe kërkoi nga ju si udhëheqës të institucioneve arsimore, menaxher dhe përgjegjës, bartës të planifikimeve dhe realizimit të objektivave në mësimdhënie dhe mësimnxënie, të jeni të përkushtuar në punë, të respektoni etikën komunikuese në institucione dhe jashtë tyre, kodin e veshjes, bashkëpunimin brenda shkollës me mësimdhënës dhe nxënës, me prindër dhe me institucionin e Drejtorisë së Arsimit, orarin e punës dhe t’i përmbushni pritjet e suksesit që keni planifikuar me mësimdhënës dhe nxënës. Gjithashtu, kryetari Kastrati tha se, ky vit do të jetë viti i vështirësive të natyrave të ndryshme me të cilat do të ballafaqohemi, konkretisht rreth çështjes së furnizimit me energji elektrike, lëndë djegëse dhe nevoja tjera që ka  mbarëvajtja e procesit mësimor, për shkak të ngritjes së çmimeve të disa produkteve. Gjithsesi, ne si qeveri lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta tejkaluar këtë situatë më të cilën mund të përballemi,  që me fillim të vitit të ri shkollor, por mësimi duhet  të filloi ashtu siç është planifikuar me kalendarin shkollor’, tha në fund të fjalës së tij, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ndërsa, drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, foli rreth përgatitjeve që ka bërë drejtoria për fillimin e procesit mësimor me kohë, si furnizimin me tekste shkollore, përzgjedhjen e tyre nga aktivat profesionale, procedimet për sigurimin me lëndë djegëse që do të furnizohen shkollat, mjetet higjenike-sanitare, rekrutimet  për mësimdhënës dhe drejtor shkollash të cilët janë përzgjedhur sipas konkursit të rregullt, dhe tashmë jemi në proces edhe për disa shkolla për pozitën e drejtorit, pra  pavarësisht zhvillimeve dhe situatave, ne si drejtori komunale për arsim, jemi të gatshëm të fillojmë procesin mësimor me kohë. Në fund, Kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, u kanë dhënë kontratat drejtorëve të cilët u  zgjodhën përmes konkursit publik dhe konform legjislacionit në fuqi, për pozitën udhëheqëse në shkollat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …