Kryetari Kastrati takon ekipin komunal të Performancës

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, takoi ekipin e performancës komunale, ku nga koordinatori, Arsim Morina, u njoftua për ecurinë e punës dhe sistemimin e të dhënave nga zyrtarët e performancës për fushat e kërkuara dhe sipas  treguesve, prej drejtorive dhe sektorëve. Në këtë takim të parë pune, kryetari Kastrati, kërkoi nga gjithë ekipi i zyrtarëve të performancës komunale që të janë të angazhuar dhe brenda afatit ligjor t’i sistemojnë të dhënat dhe dokumentet e duhura të kërkuara nga MAPL-ja. Edhe zyrtarët, raportuan se deri më tash kanë sistemuar në sistemin e performancës dhe plotësuar pjesën më të madhe të treguesve si dhe u shprehen të gatshëm, që brenda afatit ligjor të mbarojnë me sistemimin e të dhënave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Po vazhdojnë punimet në objektin e ri të KRM “Pastërtia” në Ferizaj

Po vazhdojnë punimet në  objektin e ri të KRM “Pastërtia” në komunën e Ferizajt të …