Grupi për Studime Juridike e Politike ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për zyrtarët publikë

Grupi për Studime Juridike e Politike ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për zyrtarët publikë. Nga kjo organizatë kanë vlerësuar se ky projektligj është në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht, Grupi konsideron se i gjithë angazhimi dhe procedura e miratimit të këtij projektligji ka qenë totalisht jo transparente. Ne mbesim të shqetësuar se si një proces i tillë është realizuar në heshtje të plotë, pa përfshirjen e palëve të treta dhe absolutisht në kundërshtim me rregullat dhe parimet për konsultime publike. Theksojmë se i njëjti projektligj nuk është publikuar fare në platformën për konsultime publike, dhe rrjedhimisht, palët e treta nuk kanë pasur fare informacion mbi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara nga ana e qeverisë, apo MPB-së në këtë rast. Sa i përket përmbajtjes, projektligji përveç që nuk ndjek urdhrin e përcaktuar në pikën 12 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të lëshuar me datë 12 shtator 2023, i njëjti zgjeron objektin e ndryshimit si dhe devijon këtë urdhër duke keqinterpretuar vet frymën e këtij aktgjykimi, thuhet mes tjerash në reagimin e Grupit për Studime Juridike e Politike.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …