Kryetari Kastrati vizitoi bletarinë “Sinani” në Ngucat

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të vizitave të tij në teren, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, ka qëndruar në Ngucat, ku ka vizituar bletarinë “Sinani”, që numëron qindra koshere me bletë. Kryetari Kastrati gjatë kësaj vizite ka thënë se Komuna e Malishevës do të vazhdoj edhe më tej tu qëndroj pranë bletarëve dhe fermerëve në përgjithësi, ndërsa pronari i kësaj bletarie Skender Shalaj, është shprehur mirënjohës ndaj qeverisjes lokale që muaj më parë ka përkrahur bletarët përmes pagesave direkte. Duhet theksuar se kjo bletari së fundmi ka fituar edhe çmime jashtë Kosovës, për mjaltin cilësor dhe nënproduktet tjera në kuadër të kësaj veprimtarie.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, bar dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …