Kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në vizitë lamtumirës përfaqësues të KFOR-it

Kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim dhe vizitë lamtumirës NELLO PELLIZZARI, LUIGI CICERONE dhe SILVIA SPOlAORE, të cilët do të përfundojnë misionin e tyre 6-mujorë në Kosovë nga Njësiti për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) ku do të zëvendësohen nga Toger Massimiliano Spacagna dhe Marshall Mario Anselmi

Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj, i përgëzoi për punën e tyre ne këtë mision për raportet e ndërtuara , për bashkëpunimin e ndërsjellë, për projektet e realizuara në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Shpresojmë në bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen tha nder të tjera kryetari Ramosaj.

Edhe përfaqësuesit e LMT-së u shprehen të kënaqur më bashkëpunimin mes institucionit komunal dhe LMT-së, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen nga pasardhësit e tyre në ketë mision.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …