Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Në mesin e shumë liderëve të rajonit, pjesëmarrës kryesor në këtë takim do jetë zëvendës-kryetari i SHBA-ve, Michael Pence. “Në kuadër të këtij samiti, i pari i vendit do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderët e rajonit të cilët janë pjesëmarrës në këtë samit. Ndërsa takimin kryesor bilateral, Presidenti i Kosovës do ta zhvilloj me zëvendespresidentin e SHBA-se”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …