Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari

​Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen. Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fusha

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: “Vazhdoj t’i qëndroj prapa deklaratës sime se, nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje”tarit të partisë së tij

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami …