Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Shteti i Kosovës po funksionin shumë mirë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar  se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit, me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian. Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevojë për mekanizma ndërmjetës në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet. Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrë iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Këto dhe suksese të tjera që i numëron kryetari Thaçi ende nuk janë të mjaftueshme për BE-në, e cila Kosovën e shikon me tjetër thjerrëz dhe jo me sytë e zyrtarëve, por as të qytetarëve të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo, porositë që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë dhe të përballojnë së bashku sfidat

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka shprehur shqetësimin e tij në …